Fansat i bëjnë lutje Justin Bieber-it

Mediale Vip

Fansat i bëjnë lutje Justin Bieber-it

Më: 24 maj 2017 Në ora: 12:46
Justin Bieber

Fansat e Justin Bieber, i kanë bërë thirrje këngëtarit që t’i anulojë koncertet e tij në vijim, pas sulmit në Manchester që la të vdekur 22 persona dhe mbi 59 të tjerë mbetën të lënduar.

Ata pushtuan rrjetet sociale si Twitter e Instagram duke e lutur që ai të mos e udhëheqë festivalin British Summertime, më 2 korrik.

Krejt ky shqetësim vjen nga frika se një tragjedi e njejtë si në koncertin e Ariana Grande-s mund të ndodhë edhe në vendet ku i pranishëm është kanadezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat