Adelina shfaq krenarinë për motrën, kjo është arsyeja

Mediale Vip

Adelina shfaq krenarinë për motrën, kjo është arsyeja

Më: 24 maj 2017 Në ora: 18:07
Adelina Emini

Këngëtarja Adelina Emini përmes disa fotografive të hedhura në rrjetin social ‘Facebook’  ka shprehur krenarinë e saj për një person shumë të rëndësishëm për të.

Fjala është për deputeten e LDK-së, Njomza Emini, motra e saj, e cila edhe sivjet është kandidate për deputete me numrin 48.

Përmes fjalëve që ka shkruar, Adelina ka treguar sukseset e njëpasnjëshme të Njomzës, e cila njihet si deputetja më e re 24 vjeçare, nënshkruesja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, Adelina ka zbuluar se është motra e saj ajo që e motivon të punojë akoma më shumë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat