Fotografët injorojnë Fahriyen në Kanë? Burak ka një përgjigje për të gjithë!

Mediale Vip

Fotografët injorojnë Fahriyen në Kanë? Burak ka një përgjigje për të gjithë!

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:18
Burak Ozcivi dhe Fahriye Evcen

Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të përfolur në mediat turke. Të dy janë aktorë shumë të talentuar dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes. Mirëpo, paraqitja e Fahriyes në Kanë u konsiderua nga shtypi turk si një "dështim" pasi fotografët fokusuan momente të tjera dhe jo aktoren. Në lidhje me këtë fakt, ata nuk kanë qëndruar pa thumbuar disi bashkëshortin e Evcen, Burak Ozcivit.

"Si pjesë e kinemasë turke, ne po mundohemi të përfaqësojmë Turqinë kudo ku mundemi në vendet jashtë saj. Kana është një nga këto vende. Mund të them se Fahriya e përfaqësoi më së miri vendin tonë" - ka thënë aktori.

Gjithashtu, ai shtoi se e kishte ndihmuar vetë bashkëshorten e tij për të zgjedhur fustanin dhe ishte shumë krenar për të. 
"A do të mund t'ju shohim ndonjë ditë të dy në tapetin e kuq të Kanës" - pyetën gazetarët. "Pse jo?" - u shpreh Burak

Image
Fahriye Evcen
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat