Menaxheri i Ariana Grande: Frika nuk mund të na sundojë

Mediale Vip

Menaxheri i Ariana Grande: Frika nuk mund të na sundojë

Më: 26 maj 2017 Në ora: 07:42
Scooter Braun dhe Ariana Grande

Scooter Braun, menaxheri i Ariana Grande, ka folur në Twitter, pas shpërthimit të tmerrshëm që ndodhi gjatë koncertit të këngëtares, e që mori jetën e 22 njerëzve, në Mançester, Angli.

Kuptohet, ai ka kaluar ditët e fundit në zi.

“Sonte u ktheva në shtëpi dhe mora prindërit për darkë. Ne pimë dhe hëngrëm dhe qeshnim”, shkroi Scooter. “Kam përjetuar gëzim për herë të parë në disa ditë. Dhe mu kujtua…ne jemi të lirë. Të gjithë jemi të ndryshëm, por jemi të lirë të gëzojmë shoqërinë e njëri-tjetrit”.

“Unë do t’i nderoj ata që humbën jetën duke e jetuar çdo ditë të plotë. Të mbushur plot argëtim, plot të qeshura, vazhdoi ai .

“Dëshira e terrorizmit është heqja e ndjenjës së lirisë dhe gëzimit. Jo. Kjo është përgjigjja ime. Ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë. Frika nuk mund të sundojë. Më shumë njerëz vdesin çdo vit nga aksidentet, pastaj nga terrorizmi”.

“Manchester unë qëndroj me ju. Unë qëndroj me fëmijët e Sirisë. Ne do t’ju nderojmë duke mos ju lënë në errësirë”, shkroi Scooter.

Disa fansa në media sociale i kanë bërë thirrje Scooter-it të anulojë koncertet e ardhshme të Justin Bieber (Scooter është menaxher edhe i Justin Bieber), por ai shkroi: “Nuk do të ndodhë. Ne kurrë nuk do të lejojmë që e keqja të na ndalojë që të jetojmë jetën tonë me gëzim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat