Elinel rrëfen për herë të parë: “Gruaja, arsyeja përse braktisa Besën”

Mediale Vip

Elinel rrëfen për herë të parë: “Gruaja, arsyeja përse braktisa Besën”

Më: 28 maj 2017 Në ora: 07:39
Elineli

Ka bërë mjaft bujë lajmi se Elineli braktisi Besa Kokëdhimën në skenë, gjatë performancës, javën e kaluar në “The Voice”.

Për herë të parë Elinel rrëfen arsyen e largimit nga skena, në emisionin “Thumb”. Gjatë intervistës ndër shumë të tjera ai është pyetur për arsyen e braktisjes së Besës në skenë.

Duke qeshur reperi tregon se bashkëshortja ka qenë shkaku i largimit nga skena: “Me shumë urgjencë më ka thirr gruaja dhe më tha hajde zemer urgjent në shtëpi! Guxo mos shko!”

Sigurisht që kjo është një batutë e Elinelit pasi shkak i largimit të tij kanë qenë pikërisht emocionet dhe më tej ai ka shtuar se Besa  i ka thënë mos ta vrasë mendjen.

“Besa më tha mos të ta ndjejë, e mua nuk ma ndjeu fare”- thotë ai.

Por pavarësisht se u përfol si një incident mjaft i sikletshëm duket se reperi e ka kaluar me shumë sportivitet madje ka thënë se prej kësaj ngjarjeje është përfolur më shumë ai se fituesi i “The Voice”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat