Fotinia për mosdakordësinë e mamasë: Gjërat duken ndryshe jashtë!

Mediale Vip

Fotinia për mosdakordësinë e mamasë: Gjërat duken ndryshe jashtë!

Më: 28 maj 2017 Në ora: 14:43
Fotinia flet me Danjelin

Fotinia flet me Danjelin për ato që ka thënë mamaja e saj në lidhje me vendimin e marrë për martesë.

“Mami im më tha që nuk është Fotinia ajo që vendos për dy muaj. Nuk është Fotinia që nxitohet”, i thotë ajo Danjelit.

Por për Fotininë, mamaja e saj gabohet dhe për këtë fajëson “realitetin” e ndryshëm brenda shtëpisë nga ajo që shfaqet jashtë.

“Gjërat shihen ndryshe jashtë dhe ndryshe këtu brenda”, thotë ajo.

Danjeli thotë se edhe ai foli shumë mirë për këtë dhe Fotinia kureshtare e pyet se çfarë tha.

“Thjeshtë thashë që të dua”, përgjigjet ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat