Kourtney nuk e lejon Scott të takoj fëmijët

Mediale Vip

Kourtney nuk e lejon Scott të takoj fëmijët

Më: 28 maj 2017 Në ora: 23:40
Kourtney Kardashian/ Scott Disick

Scott Disick do të ketë problem që të takoj fëmijët e tij, pasi që është bërë e ditur që Kourtney nuk do ta lejoj atë afër fëmijëve të tyre, derisa Scott të bëhet më i përgjegjshëm për veprimet e tij.

Burimet e afërta të Scott dhe Kourtney kanë thënë që ai i është rikthyer mënyrës se vjetër të jetesës, duke abuzuar me alkoolin dhe substanca të tjera.

E Kourtney ka vendosur që të mos e lejoj Scott të takoj fëmijët deri sa të shkoj në rehabilitim, gjë që ky i fundit ka refuzuar ta bëj.

Kjo nuk është hera e parë që Kourtney ndërmerr kësi masa.

Në vitin 2015 ajo ia kishte ndaluar hyrjen në lagjen ku banon, kështu Scott kishte kaluar një muaj pa i parë fëmijët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat