Kim: Ja kur e kuptova se martesa me Kris kishte marrë fund

Mediale Vip

Kim: Ja kur e kuptova se martesa me Kris kishte marrë fund

Më: 29 maj 2017 Në ora: 09:12
Kim Kardashian dhe Kris

Kim Kardashian ka pranuar se e ka kuptuar në muajin e mjaltit se martesa me Kris Humphries do të dështonte.

36 vjeçarja u martua me burrin e saj të dytë, basketbollistin Kris, gjatë vitit 2011 në një ceremoni luksoze në Montecito të Kalifornisë, ku thuhej se kishte kushtuar 10 milionë dollarë dhe kishte dy veshje nusërie.

Gjithçka u filmua  dhe u quajt si dasmë përrallore, por vetëm 72 ditë më vonë, Kim kishte paraqitur kërkesën për divorc.

Në një intervistë për "Watch What Happens Live", Kim u pyet nëse kishte hyrë në atë martesë për ta zgjatur atë përgjithmonë, apo e ndjente nëse ajo do të merrte fund.

Kim tha se në atë kohë ishte 30 vjeçare dhe frika se mos po plakej e kishte shtyrë që të martohej.

 “Mendoj se shumë vajza kalojnë nëpër këtë fazë, të cilat mendojnë se po plaken, ndërsa shoqet e tyre bëhen me fëmijë. Është një situatë e ngjashme”, tha Kim.

"Por unë e dija që në muajin e mjaltit se martesa nuk do të funksiononte’, shtoi ylli i ‘Keeping up with the Kardashians’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat