Diane Kruger përgëzohet nga ish-i dashuri

Mediale Vip

Diane Kruger përgëzohet nga ish-i dashuri

Më: 29 maj 2017 Në ora: 16:09
Joshua Jackson dhe Diane Kruger

Joshua Jackson uroi ish-të dashurën e tij Diane Kruger për çmimin e aktores më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë të dielën më 28 maj, duke i dërguar një mesazh në një post të ëmbël llogarinë e tij Instagram.

“Duke qenë dëshmitar i integritetit dhe përkushtimit që ju sillni në çdo punë, jam më se i lumtur që more atë që e meriton. Urime”.

Kruger, 40-vjeçare, fitoi çmimin për performancën e saj në dramën gjermane “In the Fade”, një film rreth pasojave të një bombardimi terrorist.

Në fjalimin e saj, aktorja nderoi njerëzit që janë prekur nga sulmet terroriste, duke u thënë atyre që “duhet të vazhdojnë të jetojnë” pasi kanë humbur dikë që “ju lutemi ta dini se nuk jeni të harruar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat