Olsi dhe Lupçe kapen mat duke përgjuar Ambrën në dush, shpulla në fytyrë

Mediale Vip

Olsi dhe Lupçe kapen mat duke përgjuar Ambrën në dush, shpulla në fytyrë

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 16:20
Big Brother

Teksa Katerina dhe Fiorentina gatuajnë Olsi dhe Lupçe ikin me vrap në tualet për të parë Ambrën teksa bën dush.

Ata nisin të bëjnë sikur janë duke larë duart, një lloj ‘alibie’ kjo që Ambra most ë dyshonte arsyen e vërtetë pse ata u futën në banjo. Këtë gjë e kupton Fiorentina, e cila i thotë Katerinës të shkojë me vrap pas tyre sepse do shohin Ambrën që lahet.

Katerina niset drejt për në banjo me justifikimin se nuk i punon mikrofoni dhe i kërkon Lupçes t’ia rregullojë duke e parë ngultas në sy. ‘Po lanim duart’ thotë Lupçe sapo sheh Katerinën të hyjë brenda e më pas vazhdon t’i rregullojë asaj mikrofonin.

Pas saj, aty hyn edhe Fiorentina e cila rrotullohet në banjo duke gjetur arsye të ndryshme pse të qëndrojë aty. Olsi e kupton dhe nis të qesh.

Pas kësaj, Katerina i gjuan me shpullë Lupçes si një lloj dënimi për atë që bën.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat