Mediat e rajonit: Xhesika Berberi është sozia e Gigi Hadid

Mediale Vip

Mediat e rajonit: Xhesika Berberi është sozia e Gigi Hadid

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 01:55
Xhesika Berberi

Manekinia amerikane me origjinë palestinezo-holandeze, Gigi Hadid, aktualisht është njëra prej bukurosheve më të njohura në botën e modës, ndërsa popullariteti i saj është rritur në masë të madhe prej se u bë pjesëtare e shtëpisë prestigjioze Victoria’s Secret. Megjithatë, ajo ka një kopje.

Vajza e biznesmenit Mohamed Hadid dhe ish-manekines Yolanda Hadid ka një sozie nga rajoni jonë, më saktësisht, nga Shqipëria – shkruan portali boshnjak klix.ba.

Është fjala për Xhesika Berberin, e cila është po ashtu një modele e suksesshme, ndërsa para disa vitesh ka qenë edhe ‘Miss Shqipëria’.

Ngjashmërinë e tyre shikojeni në galerinë e mëposhtme, shkruan portali duke paraqitur fotografitë e dy bukurosheve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat