Në ditën e babait, Dua vjen me një urim të veçantë

Mediale Vip

Në ditën e babait, Dua vjen me një urim të veçantë

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 17:51
Dua Lipa

Sot shënohet dita e babait.

Me këtë rast këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka bërë një urim shumë të veçantë për babin  e saj, transmeton Gazeta Express.

Dua pak orë më parë në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi nga fëmijëria ku shihet në krahët e babit të saj, Dukagjinit.

Në këtë fotografi shumë të ëmbël, Dua ka lënë edhe një mbishkrim ku tregon se sa me fat është që ka prindër të mrekullueshëm.

“Urime dita e babait për mikun tim më të mirë @dukagjinlipa, të dua!..Unë Rina Lipa dhe Gjin Lipa jemi me fat që kemi këso prindër të mrekullueshëm. Gati për rundin e dytë të ‘Glastos’, shihemi së shpejti”, kishte shkruar Dua.

Duas nuk i kanë munguar komentet e shumta nga fansat, duke i thënë se të dy janë të mrekullueshëm.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat