Sarah habit se si u dashurua në modë

Mediale Vip

Sarah habit se si u dashurua në modë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2017 Në ora: 12:04
Sarah Berisha

Nuk ka më shumë se 20 vjet, por e ka për qejfi modën! Është Sarah Berisha nga Durrësi i Shqipërisë, e cila ka treguar se si i ka lindur dashuria për modë. “Jam 20 vjeçe, studente në fakultetin e drejtësisë dhe blogere prej një viti e gjysmë.  Pasioni për modën më ka shoqëruar që nga fëmijëria e deri sot. Në fillim çdo gjë ka nisur nga instagrami ku aty unë postoja fotot e veshjeve të mia të ndryshme”, thotë Sarah për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sipas saj, hapja e blogut është edhe një pasqyrë shumë domethënëse për të, sepse e konsideron edhe si ditar. “Me pas dëshira për t’i ndarë kombinimet e mia së bashku me përshkrimet ka qenë shumë e madhe, prandaj vendosa te hap një blog.

Image

Blogu mendoj se është ‘ditari’ i duhur i cili të jep mundësinë të shprehesh rreth pasioneve të tua”, ka thënë Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat