Adele takon zjarrfikësit e Grenfell Tower

Mediale Vip

Adele takon zjarrfikësit e Grenfell Tower

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 13:31
Adele

Diva angleze, Adele, ka vazhduar ta shfaqë mbështetjen e saj pas tragjedisë së Grenfell Tower, këtë herë duke gjetur kohë që të takohet me zjarrfikësit vendës për “çaj dhe përkdhelje”.

Javën e ndërtesën Grenfell Tower në Londër e kaploi zjarri, duke vrarë 79 banorë dhe duke lënduar shumë të tjerë.

Shumë artistë dhe fytyra nga bota e showbizit  kanë nderuar viktimat, por Adele vizioi edhe vendin e ngjarjes që t’i ngushëllojë viktimat dhe familjet e tyre.

E dje, këngëtarja vizitoi Stacionin e Zjarrfikësve në Chelsea që t’i takojë zjarrfikësit, ku njëri prej tyre, Rob Petty, shpërndau fotografi nga ky takim në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat