Ja ku do të mund ta shihni tani Zejnep nga Dashuri e pafund!

Mediale Vip

Ja ku do të mund ta shihni tani Zejnep nga Dashuri e pafund!

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 13:08
Hazal Filiz Kuçukkose

Karriera për aktoren bukuroshe të serialit "Dashuri e pafund", Hazal Filiz Kuçukkose po shkon më së miri. Ajo ka marrë një rol të rëndësishëm në serialin "Ruya" në të cilin interpreton rolin protagonist. Në krah të saj, interpreton një tjetër emër shumë i njohur në Turqi, Ceyhun Menguroglu.

Sapo është transmetuar seria e fundit e "Dashuri e pafund", aktorja ka dhënë lajmin e bukur për të gjithë fansat. Shumë shpejt në ekran ajo do të vijë si Elif.

Seriali "Ruya" ka në qendër të tij historinë e dy të rinjvë, Elif dhe Bulut, të cilët i përkasin shtresave të ndryshme sociale. Pavarësisht, se i përkasin dy botëve krejtësisht të ndryshme, ata do të dashurohen dhe do të luftojnë shumë për dashurinë e tyre.

Aktualisht, në Turqi është publikuar vetëm trailer-i i cili ju ftojmë ta ndiqni në këtë video.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat