2.2 miliardë klikime, “Despacito” trondit Youtuben

Mediale Vip

2.2 miliardë klikime, “Despacito” trondit Youtuben

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 13:37
"Despacito”, ka fituar vendin e parë në klasifikimin e shitjeve në Irlandë, Spanjë, Portugali, Francë, Belgjikë, Zvicër, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Norvegji, Holandë, Kanada, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Kënga “Despacito” është bërë tashmë fenomenale dhe ka arritur rreth 2,2 miliard klikime në rrjetin social Youtube për kaq pak kohë.

Pavarësisht faktit se kënga është në gjuhën spanjolle kjo nuk i ka penguar njerëzit në të gjithë botën që ta bëjnë atë të thyejë rekorde dhe të bëhet hit i padiskutueshëm. Madje në Britaninë e Madhe është e vetmja këngë në gjuhë të huaj që ka një sukses të tillë.

Momentalisht është kënga që klikohet më shumë , “Despacito”, ka fituar vendin e parë në klasifikimin e shitjeve në Irlandë, Spanjë, Portugali, Francë, Belgjikë, Zvicër, Austri, Danimarkë, Finlandë, Gjermani, Norvegji, Holandë, Kanada, Australi, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një këngë spanjolle të arrinte kreun e klasifikimit anglez, ku qëndron prej pesë javësh dhe është hera e tretë në historinë e Billboard Chart, që një tekst spanjoll mbërrin në vendin e parë në SHBA.

Më parë se “Despacito” , ia kishin dalë vetëm “La Bamba” në 1987 dhe “La Macarena” në 1996 prandaj kjo këngë është një sukses i vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat