Lulja ka diçka për t’i thënë Medës publikisht

Mediale Vip

Lulja ka diçka për t’i thënë Medës publikisht

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 22:25
Bashkëshortja e këngëtarit Mehdin Përgjeqaj, Luljeta me fëmijët

Bashkëshortja e këngëtarit Mehdin Përgjeqaj, Luljeta, për vite të tëra vazhdimisht ka pasur vëmendjen e medias.

E në këtë pjesë, ajo ka qenë goxha hermetike duke mos i dhënë material portaleve për të shkruajtur mbi përditshmërinë e detajet tjera nga jeta private.

Por, trendit të rrjeteve sociale që tashmë kanë depërtuar në secilin aspekt të jetës sonë nuk i ka shpëtuar as Lulja.

Bashkëshortja e Medës ka tash e disa muaj që i është bashkangjitur jetës së rrjeteve sociale përmes llogarisë së re të hapur në Instagram.

Në të, ajo po shpalos në baza ditore pjesë nga jeta e saj mes Gjermanisë dhe Kosovës.

 

I Miss You??????

A post shared by Lule (@luljeta_pergjeqaj) on

E pikërisht kjo distancë e madhe gjeografike shpesh bën që fizikisht një pjesë e familjes të ‘ndahet’, siç ka ndodhur dje për Bajram dhe sot.

Meda ka qenë në Kosovë, teksa Lulja me fëmijët në Gjermani dhe kjo ka bërë që malli të mos mungojë.

Përmes postimeve në Instagram, për dy ditë rresht ajo ka shprehur mallin për Medën mes tjerash duke u shprehur: ‘Na mungon, babai më i mirë në botë’.

Sidoqoftë, me shumë vite bashkë, tashmë distanca është dicka me të cilën çifti janë mësuar dhe si rrjedhojë, kjo nuk përbën fort problem. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat