Surpriza kreative e ditëlindjes, nga Kendall, për North…

Mediale Vip

Surpriza kreative e ditëlindjes, nga Kendall, për North…

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 21:01
Kendall Jenner dhe North

North West nuk është një fëmijë i zakonshëm, për aq kohë sa të gjithë që e rrethojnë, përfshirë dhe atë vetë, janë të famshëm. Në festën e ditëlindjes së saj nuk mund të mungonte as tezja supermodele, Kendall Jenner.

Dhurata e kësaj të fundit ishte sa kreative, aq dhe feministe, dhe këtë e ka zbuluar vetë Kim Kardashian në Instagram. Duket se Kendall i ka qendruar larg kukullave dhe fustaneve, e në vend të tyre i ka dhuruar mbesës një shportë eksperimentesh shkencore DIY.

Për të vazhduar me surprizat, Jenner kishte paketuar vetë katër çantat me përbërësit e duhur, për katër eksperimentet e preferuara të modeles, kur kishte qenë në moshën e North. “Po e postoj dhuratën e Kendall, pasi ishte vërtetë shumë kreative. Kendall, je shumë e mirë”, ka shkruar Kim në Instagram, duke mos përmbajtur dot entuziazmin. North ka pak punë tani, besojmë. 

Image
Dhuratat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat