Blake Shelton dhe Gwen Stefani, çift për lakmi

Mediale Vip

Blake Shelton dhe Gwen Stefani, çift për lakmi

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 22:48
Blake Shelton dhe Gwen Stefani

Blake Shelton dhe Gwen Stefani janë një nga çiftet e Hollivudit që vazhdimisht e shfaqin hapur dashurinë për njëri-tjetrin.

Të dy janë parë bashkë në një darkë romantike në Los Angeles derisa dukeshin se janë më të dashuruar se asnjëherë më parë.

Çifti kishin zgjedhur të visheshin thjeshtë derisa Stefani po shijonte një gotë verë të bardhë e Shelton një martini.

E pavarësisht të gjithave, çifti është shumë i famshëm e natyrshëm nuk mund të shijojnë një darkë, pa praninë ose të fansave ose të paparacëve.

“Ata ishin shumë të sjellshëm me të gjithë të pranishmit, ashtu si edhe me të gjithë që afroheshin pranë tavolinës së tyre, madje ata as nuk u mërzitën kur dikush rrëzoi një gotë ujë në tavolinën e tyre”, ka thënë një dëshmitar.

41 vjeçari Shelton dhe 47 vjeçarja Stefani janë takuar dhe kanë nisur lidhjen e tyre derisa ishin në panelin e jurisë në talent shoë-un “The Voice”.

Lidhja e tyre ka nisur në muajin nëntor të viti 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat