Policët e armatosur në jahtin e Ronaldos

Mediale Vip

Policët e armatosur në jahtin e Ronaldos

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 08:29
Pamje nga pushimet e Ronaldos

Prej ditësh, ylli portugez Cristiano Ronaldo ndodhet në Ibiza ku po pushon para nisjes së sezonit të ri në futboll.

Por Ronaldo ka pasur një surprizë të pakëndshme së fundmi kur policë doganorë të armatosur kanë zbarkuar në jahtin e tij për inspektim.

Mediat spanjolle shkruajnë se jahti ishte në det të hapur pranë Formenteras. Ronaldo ishte në jaht së bashku me të dashurën Georgina Rodriguez, disa miq të tij dhe nënën Dolores.

Inspektimi ka zgjatur rreth një orë e gjysmë, ndërsa Ronaldo nuk ka komunikuar në asnjë moment me zyrtarët. Një person tjetër në bordin e jahtit ka komunikuar me zyrtarët e doganës dhe duke i treguar edhe dokumentacionin e nevojshëm atyre. Më pas, ata janë lënë të lirë duke u rikthyer për në Ibiza.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat