Fillon shitja e biletave të koncertit të Faydee në Prishtinë

Mediale Vip

Fillon shitja e biletave të koncertit të Faydee në Prishtinë

Nga: A.M. Më: 14 korrik 2017 Në ora: 11:47
Faydee

Tashmë kanë filluar që të shiten biletat për koncertin me të madh të verës. Këngëtari nga Australia Faydee do të performoj të mërkurën me 19 korrik në ambientin e hapur të pishinës së Gërmis.

Fatos Geci, organizator i  koncertit dhe mik i këngëtarit Faydee ka thënë  “Bota sot”se ka shumë të interesuar për blerjen e biletave të koncertit.

“Po shiten biletat në sheshin Zahir Pajaziti, çmimi i biletave të këngëtarit të njohur botërisht Faydee është vetëm 7€! Koncerti mbahet të merkurën në ambient të hapur në pishinën e Germis”, thohtë Geci për “Bota sot”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat