Zbulohet projekti i Elvana Gjatës me reperin nga Kosova

Mediale Vip

Zbulohet projekti i Elvana Gjatës me reperin nga Kosova

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 15:19
Elvana Gjata

Sigurisht që pas “Forever is over” nuk do ta linte me kaq.

Kjo sepse Elvana Gjata i ka synimet e qarta për të rrëmbyer suksesin ndërkombëtar në muzikë. Pas bashkëpunimit që bëri shumë zhurmë, me Poo Bear dhe David Guetta, 30 vjeçarja ka “shigjetuar” të radhës  për bashkëpunim. Me siguri nuk ua merr mendja cili është ai.

Ledri Vula, i cili më parë ka bashkëpunuar me Flori Muamjesin, tani do të vijë me një bashkëpunim me Elvana Gjatën. Burime të sigurta pranë këngëtarëve  kanë zbuluar se ata të dy do të  vijnë këtë herë bashkë.

Kështu Ledri nuk është vetëm mashkulli i preferuar i femrave por edhe reperi i preferuar nga femrat për bashkëpunim. Mjafton të kujtojmë këtu bashkëpunimet e tij me Dafina Zeqirin apo Era Istrefin, dy këngëtare që kanë arritur të depërtojnë në muzikën ndërkombëtare. Radha është e Elvanës…

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat