Ermali godet sërish me komentin për djalin e Adrola Dushit!

Mediale Vip

Ermali godet sërish me komentin për djalin e Adrola Dushit!

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 14:32
Ermal Mamaqi, Adrola Dushi me djalin e saj

Është një ndër modelet më të dashura shqiptare, e kjo jo pa arsye. Përveç bukurisë që e karakterizon, Adrola Dushi po vihet gjithmonë e më në qendër të vëmendjes për djalin e saj.

Me një ngjashmëri të jashtëzakonshme, Troi dhe Adrola u bënë protagonistët e emisionit të Rudina Magjistarit, pasditen e së premtes që lamë pas. Kjo nuk u anashkalua nga modelja, e cila bëri një falenderim publik në Instagram. Por, kjo nuk ishte e gjitha. Ai që spikati ishte moderatori Ermal Mamaqi, i cili nuk ka mundur ta kalonte pa një koment, foton e postuar nga Adrola. “Sikur ta kishe bërë ti këtë djalë. Ua sa të ngjan!”, ka shkruar me humor Ermali, duke vënë në pah bukurinë e modeles e djalit njëkohësisht.

Dhe vërtetë, Troi është ndër rastet e rralla të fëmijëve, që janë kopja më perfekte e njërit prej prindërve. Në këtë rast, fatlumja ka qenë Adrola! Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat