Ambasadorja Vlora Çitaku i shkruan letër Dukagjin Lipës

Mediale Vip

Ambasadorja Vlora Çitaku i shkruan letër Dukagjin Lipës

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 10:41
Vlora Çitaku dhe Dukagjin Lipa

Sukseset e këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa nuk kanë të ndalur.

Për të kanë shkruar edhe shumë medie të njohura botërore.

E lumtur nga suksesi i Duas është shprehur edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

Ajo i ka dërguar një letër babait të Duas, Dukagjin Lipës që është edhe menaxher i saj.

Ambasadorja Çitaku i ka shkruar letër për shkak të një artikulli që është shkruar nga prestigjiozja “New York Times” së fundmi për sukseset e yllit shqiptar Dua Lipës.

‘Sytë na u mbushën me lot kur pamë fotografinë dhe artikullin e mrekullueshëm për Duan. Çfarë ndjenje! Çfarë krenarie!”, kishte shkruar Çitaku.

Ajo thotë se ky artikull nuk është i rastësishëm pasi kanë parë punën e palodhshme të Duas dhe ekipit të saj.

“Prandaj desha që personalisht të ju falënderoj dhe t’i uroj suksese të mëtutjeshme Duas, vajzës nga Kosova që është ambasadorja më e mirë që ne mund të kemi”, kishte shkruar më tej Çitaku.

Babai i Duas, Dukagjini është shprehur tejet i privilegjuar nga kjo letër që kishte marr nga ambasadorja Çitaku.

Ai në profilin e  tij në Instagram kishte postuar këtë letër duke falënderuar ambasadoren Çitaku.

“Faleminderit zonja ambasadore @vcitaku për kopjen e New York Times dhe një letre të mrekullueshme. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj. Shihemi se shpejti. Dugi dhe Anesa”, kishte lënë mbishkrim Dukagjini.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat