Një tjetër rekord për Dua Lipën, këtë herë në YouTube!

Mediale Vip

Një tjetër rekord për Dua Lipën, këtë herë në YouTube!

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 17:16
Dua Lipa

Ajo ka publikuar këngën e saj më të re, ‘New Rules’, popullariteti i së cilës është gjithnjë e më në rritje. Me një videoklip krejt ndryshe, nuk kishte se si Dua Lipa të mos korrte sukses me këtë projekt. Konceptuar në pishinë, këngëtarja shihet teksa ecën në ujë, së bashku me nëntë balerina krahë saj, e kjo ka tërhequr jo pak vëmendjen e publikut.

Stafi realizues i klipit ka zbuluar se truku që kishin përdorur ishte i lidhur pikërisht me vendosjen e një baze transparente nën ujë, i përllogaritur për të mbajtur peshën e dhjetë vajzave. Gjetja e këndit të duhur të kamerës, ka dhënë iluzionin optik, që duket sikur Dua ecën në sipërfaqen e pishinës. Përveç imazheve marramendëse, teksti dhe muzika kanë tërhequr më së shumti fansat, e tashmë këngëtarja po gëzon një tjetër sukses.

Lipa ka arritur të ketë pjesë të llogarisë në YouTube, plot një milion ndjekës. Wow! Një arritje tjetër për Duan, e cila nuk e ka lënë në hije këtë fakt. Publikimi i një video në Instagram, ka bërë që artistja të shprehet lidhur me suksesin e rradhës. “Një milion ndjekës në YouTube. Gëzuar, të dashur!”, ka shkruar Dua, e cila shihet duke festuar me balerinat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat