Princi George mbush 4 vjeç, del fotoja zyrtare

Mediale Vip

Princi George mbush 4 vjeç, del fotoja zyrtare

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 10:42
Princi George

Fotografitë e fundit të familjes mbretërore, princit William, bashkëshortes së tij Kate dhe dy fëmijëve George dhe Charlotte ishin në vizitën e para pak ditëve në Varshavë.

Më shumë se sa dy të mëdhenjtë, vëmendja u përqendrua tek vogëlushët dhe veprimet e tyre fëminore, mes tekave dhe kapriçove.

Por ditën e sotme, e shtunë, 22 korrik, princi George i Anglisë, mbush 4 vjeç.

Familja mbretërore ka publikuar një fotografi zyrtare të tij, ku princi i vogël shihet i buzëqeshur i veshur me një këmishë me vija.

I treti në radhë për trashëgimin e fronit mbretëror, George, arrin të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen e fotografëve, në çdo aktivitet

Image
Princi George
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat