Shpërthen Adrola Dushi: Nuk e prisja kurrë të më ofendonit kështu

Mediale Vip

Shpërthen Adrola Dushi: Nuk e prisja kurrë të më ofendonit kështu

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 08:53
Adrola Dushi

Adrola Dushi është një nga modelet më të njohura shqiptare e cila po ja del të krijojë emër edhe në një nga tregjet më të vështira, atë amerikan. Ajo ka lënë Shqipërinë muaj më parë bashkë me djalin e saj Troi për tu zhvendosur në SHBA ku ka marrë pjesë në ‘New York Fashion Week’ krah emrave të njohur të kësaj industrie.

Ditën e sotme, modelja ka ‘shpërthyer’ në një status të gjatë në ‘Insagram’ lidhur me reagimet negative që ka marrë nga ndjekësit pas publikimit të një fotoje ku puthej në buzë me vogëlushin e saj Troi.

“Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mija, mos të merresha me komentet ofenduese dhe e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika. Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatine tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj,të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë; Por kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si ia trasmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera. Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vëtëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktorr, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo; aq më pak të më ofendoni” shkruan ajo në Instagram.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat