Sëmuret Labi

Mediale Vip

Sëmuret Labi

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 09:47
Labinot Tahiri

Këngëtari Labinot Tahiri i shndërruar tashmë në deputet, edhe pse vazhdimisht po merret me politikë, duket se ai nuk e ka harruar muzikën.

Madje, Labi së fundmi ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, se ka shkuar në Shkup për xhirimet e klipit të baladës së tij më re.

Por, jo gjithçka ka shkuar edhe aq mirë, kjo pasi këngëtari po përballet me një problem shëndetësor.

Statusin e tij të publikuar në InstaStory, ai e nisë me një “Mirëmëngjesi” nga dhimbjet e natës, të cilat ia kanë shkaktuar gurët në veshka.

Ai uron që Zoti t’i ndihmojë ta tejkalojë këtë dhimbje, ndërsa cek se dhimbjet e tilla nuk do ta ndalojnë t’i përfundojë xhirimet e klipit, pasi dëshiron që sa më parë t’ua rezervojë publikut baladën e tij më të re. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat