Dasma e shumëpërfolur/ Turi përlotet nga emocionet përkrah Orindës

Mediale Vip

Dasma e shumëpërfolur/ Turi përlotet nga emocionet përkrah Orindës

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 21:03
Turjani dhe Orinda

Data e sotme padyshim që do mbahet mend nga Turjani dhe Orinda që kanë lidhur jetët e tyre me martesë pikërisht në ceremoninë që po zhvillohet tani.

Dyshja e ekranit kanë më shumë se 10 vite bashkë dhe sot i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni që nuk i ka munguar asnjë detaj.

Në fillim kanë hyrë në altar Turi me Orindën të kapur dorë prej dore, por edhe pse të buzëqeshur për një moment Turin e kanë tradhtuar emocionet dhe është përlotur nga gëzimi i një dite që e priste prej 10 vitesh.

Mbrëmja do jetë e gjatë, presim surpriza nga kjo dasmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat