Shërohet Flori, i rikthehet skenës

Mediale Vip

Shërohet Flori, i rikthehet skenës

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 15:26
Flori Mumajesi

Kantautori Flori Mumajesi ditë më parë kishte njoftuar se për shkak të një dhimbje në krahror detyrohej të anulonte mbrëmjet muzikore në të cilat ishte paraparë të këndonte.

Edhe pse Florit i kishte rekomanduar edhe doktori që të largohej nga aktivitetet të cilat po mundësonin të mos i shërohej sëmundja.

Por, duket se Flori nuk ka pasur durim dhe përsëri i është ngjitur skenës muzikore, ai performoi në bregdetin e Ulqinit.

Moderatori Labinot Gashi ishte i pranishëm në të njëjtin vend dhe kohë pas kohe ka sjellë imazhe gjatë performancës së Florit, i cili performoi si asnjëherë më parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat