Yjet që kanë deklaruar hapur që nuk ndihen aspak të bukur!

Mediale Vip

Yjet që kanë deklaruar hapur që nuk ndihen aspak të bukur!

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 09:25
Margot Robbie, Rihanna, Megan Fox

Pasiguria është një nga karakteristikat që mbart pothuajse çdokush, e kjo shpesh bëhet pengesë për hedhjen e hapave të mëdha në jetë. Përpos aftësive, pamja e jashtme është ajo që i distancon më së shumti njerëzit nga vetja, e janë të rralla situatat kur dëgjojmë një femër apo mashkull që deklaron hapur se është i/e bukur. Modelet më të përsosura, që përcaktojnë standartin e bukurisë në sytë tanë janë yjet botërorë.

Reklamat e pafundme, cilësimet nga më të ndryshmet, janë në fakt fasada e një industrie të tërë, që nuk lidhet drejtpërdrejtë me VIP-at. Kjo, sepse këta të fundit nuk i shmangen dot njerëzores, e jo pak herë kanë rrëfyer publikisht se nuk ndihen aspak komfort me pamjen e jashtme.

Lexoni më poshtë komentet e disa prej tyre:

Salma Hayek: “Nuk mendoj se kam një trup të bukur, por nëqoftëse çdokush mendon kështu, kjo vjen si pasojë e aktrimit. Kam luajtur gjithmonë vajzën me trup seksi, ndërsa në përditshmëri thjesht kam zbuluar disa truke mbi të veshurin.”

Nicole Scherzinger: “Nuk më duket vetja aspak seksi…jam një nerd-e e regjur!”

Megan Fox: “Nuk mendoj se jam një grua seksi apo tërheqëse. Unë dukem si Ted Nugent nën një vello të zezë.”

Penelope Cruz: “Unë nuk jam e bukur. Disa ditë mund të dukem mirë, disa ditë jo.”

Margot Robbie: “As nuk imagjinohet që unë të jem më e bukura. Edhe gjatë rritjes, nuk mendova kurrë se isha pjesërisht tërheqëse. Nëse dukem bukur tek Wolf of wallstreet, kjo është falë grimit dhe extansion-eve…”

Rihanna: “Të paktën një ditë në muaj më mbushet fytyra me akne, shëndoshem dhe jam në humor të keq…Kaloj pothuajse një javë të shëmtuar.”

Scarlett Johansson: “Në përditshmëri, nuk e perceptoj dot feminitetin apo seksualitetin. Si çdo femër tjetër, nuk eci në rrugë e të ndihem sensuale.”

Emma Watson: “Konceptin e seksualitetit e gjej vërtetë turpërues e konfuz.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat