Armina Mevlani: Ja sa fitoj nga Instagrami

Mediale Vip

Armina Mevlani: Ja sa fitoj nga Instagrami

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 14:59
Armina Mevlani

Ajo menaxhon me sukses dyqanet e saj të veshjeve në Tiranë, organizon blogun personal dhe është gjatë gjithë kohës duke krijuar kontakte me firma të ndryshme me të cilat bashkëpunon por gjithashtu mbetet mjaft aktive edhe në Instagram.

Të qënit kaq e angazhuar dhe interaktive, Armina ka treguar për dëgjuesit e emisionit #thuajemepepsi, se krahas punëve të tjera nga të cilat përfiton një pagesë ajo gjithashtu përfiton edhe nga Instagrami nëpërmjet postimeve të saj.

Fitimet kryesore për blogeren nga Instagrami janë veshjet dhe dhuratat që i bëhen nga firma të ndryshme, produktet e të cilave ajo i reklamon në profilin e saj.

Gjithashtu ajo ka shtuar se çdo postim i saj paguhet me anë të një kuote e cila varion nga firma me të cilën ajo bashkëpunon apo reklamon. 

Image
Armina Mevlani
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat