Bukuroshja pejane befason: Oh, Ballisti im!

Mediale Vip

Bukuroshja pejane befason: Oh, Ballisti im!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2017 Në ora: 17:49
Anna Mehmetaj

Ish Miss Peja, Anna Mehmetaj, ka dy fjalë për Ismajl Morinën, i njohur si Ballisti. Ajo është e revoltuar që po luhet me ndjenjat e ballistit. “Ballisti im! Pse e them Ballisti im! Kur e lëshoi dronin në stadiumin e Partizanit në Beograd (në ndeshjen e futbollit Serbi-Shqipëri) me patriotët tanë Ismajli Qemaili dhe Isa Boletinin dhe me hartën e Shqipërisë Etnike, të gjithë u mburrem dhe bëmë be në kokën e tij, e sot e kemi harruar. Sot duhet të çohemi në këmbë për ballistin tonë, të protestojmë, Kosova e Shqipëria nuk kanë djem të dorëzojnë në gjykata serbe apo në burgje serbiane. Për ballistin tonë duhet të jemi të gjithë një zëri, e duam Ballistin në vendin tonë, jo armiku shekullor ta ketë në duart e veta.

Image

Ballisti ynë që na bëri krenarë kur e hodhi dronin në Beograd dhe plasi serbët në Beograd. Kroaci, miku ynë, gjykatë e Dubrovnikut tërhiqe vendimin për Ballistin dhe mos lejo ai të dorëzohet në Serbi”, shkruan Anna apo bukuroshja pejane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat