Çifti fitues i Big Brother po bëhen prindër

Mediale Vip

Çifti fitues i Big Brother po bëhen prindër

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 18:32
Daniel dhe Fotini

Spektakli “Big Brother Albania” ka zgjuar shumë pluhur këtë vit!

Loja në çifte e bëri edhe më interesant spektaklin këtë vit, ndërsa martesa e një çifti brenda shtëpisë, ishte gjithashtu një befasi tjetër e këndshme.

Çifti në fjalë, Daniel dhe Fotini, u shpallën edhe fitues të spektaklit, ndërsa po vazhdojnë si është më së miri jetën e tyre edhe jashtë shtëpisë.

Sot (e premte), ata kanë dhënë një lajm edhe më të mirë për fansat e tyre.

Përmes një fotografi të publikuar në Instagram, Daniel jep lajmin e madh se familja e tyre po shtohet edhe me një anëtar.

 

Lafoda's family....?

A post shared by Danjel Fotini Dedndreaj (@la_fo_da) on

Ai shfaqet duket mbajtur me dorë barkun e Fotinisë, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan: “Familja Lafoda”, që është edhe mbiemri i banorit të shtëpisë më të famshme.

Fotografia është pasuar me komente të shumta urimi nga ndjekësit e çiftit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat