'O shpirt, ta hëngsha buzën', Xhensila kap mesazhet e Besit me një femër tjetër

Mediale Vip

'O shpirt, ta hëngsha buzën', Xhensila kap mesazhet e Besit me një femër tjetër

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 13:11
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Xhensila dhe Besi janë tashmë një çift i konsoliduar dhe shumë shpejt dashuria e tyre do të kurorëzohet në martesë. Mirëpo një mesazh kompromentues e ka vënë në rrezik lidhjen e tyre. I ftuar në "Thumb", Besi tregoi një rast kur Xhensila ishte bërë shumë xheloze.

"Unë jam njeri i ndjeshëm dhe i ndihmoj njerëzit, disa njerëzve të veçantë u kam lidhur një pension mujor nga të ardhurat e mia. Njëra prej tyre është edhe Sania nga Kombinati që unë e dua shumë fort. Një ditë, unë isha shtrirë me Xhensilën, më bie telefoni dhe unë e kisha shënuar Sania. Hap telefonin dhe dëgjoj: “O shpirt, ta hëngsha gushën, ta hëngsha buzën, ta hëngsha zemrën!”

“Hë moj zemra”, i thashë unë. "Të ngrihet Xhensila: Kush është kjo? Kush është Sania? Si të thotë ty kjo kështu? Kush të flet ty kështu? Ça do të hajë ajo ty? Unë do ta ha atë të gjallë”.

Për të sqaruar të gjithë këtë, Besi e ka çuar Xhensilën të takojë Sanien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat