Rrëfimi i Genës: Marrëdhënia ime me dy vajzat nga martesa e parë

Mediale Vip

Rrëfimi i Genës: Marrëdhënia ime me dy vajzat nga martesa e parë

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 20:26
Gena me vajzat

Kush e ka dëgjuar njëherë të këndojë, e ka vështirë ta harrojë.

“Kam dy vajza nga martesa e parë dhe i dua shumë. Njëra quhet Nasiola dhe tjetra Helga. Vajza e madhe është 19-vjeçe, kurse e dyta 17-të. E vogla ka vesh për muzikë dhe aktivizohet me shumë grupe baleti dhe është shumë e talentuar.

Ka pasur shumë rrugë me këto koncertet, aktivitetet jashtë që bëhen me muzikën folklorike shqiptare.

Është soliste në grupin e saj. Kurse e madhja është…akrep si shenjë dhe është e mbyllur në vetvete, i pëlqen piktura.

E futa në shkollë për pikturë, por pastaj nuk i pëlqeu, u detyruam t’i ndërronim shkollën dhe tani është në një shkollë tjetër profesionale”,- tregon këngëtari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat