Brooklyn dhe Chloe sërish në lidhje?

Mediale Vip

Brooklyn dhe Chloe sërish në lidhje?

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 08:25
Brooklyn Beckham dhe Chloe Moretz

Brooklyn Beckham dhe Chloe Moretz duket se po mundohen të rindezin marrëdhënien e tyre, të cilës i dhanë fund një vit më parë.

Modeli 18-vjeçar dhe aktorja 20-vjeçare janë parë së bashku këto ditë, sipas People.

Brooklyn dhe Chloe u vunë re në një ndejë në Los Angeles javën e kaluar, dhe The Sun raportoi se ajo iu ka thënë disa miqve se ata janë kthyer së bashku.

Chloe gjithashtu po e ndjekë sërish Brooklyn në Instagram. Brooklyn ishte së fundi i lidhur me këngëtaren Madison Beer, por ajo tha se ata ishin vetëm miq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat