“Nuk mjaftoi dashuria”, divorcohet aktorja e “Kuzey Guney”

Mediale Vip

“Nuk mjaftoi dashuria”, divorcohet aktorja e “Kuzey Guney”

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 23:25
Aktorja Merve Bolugur dhe këngëtari Murat Dalkiliç

Një ndër çiftet më të njohura të showbizit turk, aktorja Merve Bolugur dhe këngëtari Murat Dalkiliç, kanë njoftuar fundin e martesës së tyre 2-vjeçare.

Aktorja 29-vjeçare e njohur në Shqipëri për rolin e Zejnepit në serialin “Kuzey Guney” u martua para dy vitesh me këngëtarin e njohur 34-vjeçar.

Prej kohësh përflitej se çifti ishte në prag të divorcit, por të dy u përpoqën të shpëtonin martesën duke kaluar pushimet verore bashkë muajin e kaluar në Bodrum.

Image

Dyshohet se një ndër arsyet kryesore të prishjes së martesës të ketë qenë agjenda e ngarkuar e të dy bashkëshortëve dhe pamundësia për të kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin.

Lajmin për divorcin mes tyre e publikoi vetë këngëtari në Instagramin e tij, ku tha për të shpëtuar martesën e tyre nuk kishte mjaftuar as dashuria e madhe që kishin.

Image

“E falënderoj për qindra ditët e lumtura që më bëri të jetoj”, tha Dalkiliç për aktoren, e cila nga ana e saj nuk e ka komentuar ende divorcin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat