Priteni një duet nga çifti më i përfolur i showbizit

Mediale Vip

Priteni një duet nga çifti më i përfolur i showbizit

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 15:38
Selena Gomez dhe The Weeknd

Selena Gomez dhe The Weeknd janë në një marrëdhënie goxha të fortë. Çifti janë në lidhje për më shumë se tetë muaj, dhe tani duket se gjërat po bëhen më serioze. Kjo verë ka qenë e mirë dhe shumë e lumtur për ta.

Sipas disa burimeve të E! News, çifti, deri më tani nuk ka pasur asnjë grindje.

Ata janë parë duke bërë pazare së bashku, kaluan kohë nëpër kinema e teatro, madje edhe kanë luajtur video lojëra shpesh herë së bashku.

Por, ajo për të cilën nuk i ka shkuar mendja ndoshta askujt, është një duet mes tyre.

Ka thashetheme përreth se të dy janë duke punuar në disa projekte së bashku, dhe The Weeknd po ndjehet shumë i inspiruar nga Selena.

Kështu që, ka shumë mundësi që së shpejti ta shohim çiftin në një bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat