Gjiko, njëri ndër emrat më të mëdhenj për momentin në estradën shqiptare, ai që po sjell hite të njëpasnjëshme, ai që arrin të mbledhë miliona shikime në youtube për pak ditë, e më e rëndësishmja ai që ka marrë zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Mbrëmë, ylli shqiptar ishte në kryeqytetin e Maqedonisë – Shkup, për të performuar këngët e tij që tashmë shenojnë miliona klikime në youtube dhe këndohen përmendësh nga të gjithë fansat e tij.
Këtë e dokumentojnë edhe disa video të publikuara nga vetë këngëtari në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet një numër i madh adhuruesish të cilët ishin aty për Gjikon, për ta dëgjuar e parë nga afër.
Përveç kësaj, Gjiko bëri atë që nuk e ka bërë pothuajse askush deri më tani, ai hyri në turmën e njerëzve – edhe pse duhej intervenimi i sigurimit, këngëtari nuk ndaloi, u ngjit lart dhe vazhdoi të këndonte.
Momenti ishte spektakolar kur ylli i muzikës shqiptare këndoi “Yjet Lart” së bashku me gjithë publikun që ishte në numër të madh. Ambienti i cili ishte nën qiell të hapur u ndez prej dritave që mbanin në dorë fansat.
Këngëtari këtë sezonë ka qenë jashtëzakonisht i zënë me koncerte anë e mbanë ku ka shqiptar. Ai, njihet për hitet “Mos ma përzij”, “Yjet Nalt”, “Je shku”, “Faje” me Skerdin e së fundi “Gabime” me Norën, projekte këto të punuara në studion RedBox Enterainmet në krye me Big Bang – producenti që qëndron prapa shumë hiteve që i dëgjojmë sot.