Besa organizon festë luksoze për ditëlindjen e vajzës

Mediale Vip

Besa organizon festë luksoze për ditëlindjen e vajzës

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 11:09
Besa Gashi me vajzën Kjarën

Një ditë më parë për bukuroshen Besa Gashi ka qenë një ditë shumë e veçantë.

Kjo për faktin pas ish-miss Kosova, dje ka pasur dy arsye për të festuar.

Kjara vajza e saj dje ka festuar ditëlindjen dhe pikërisht në ditëlindjen e saj ajo ka filluar klasën e parë.

Në gjashtë vjetorin e lindjes së vajzës, Besa ishte kujdesur që gjithçka të dukej sa më bukur.

Ajo kishte organizuar një festë të mrekullueshme për Kjarën. Që në pritje të mysafirëve kishte vendosur balone  e duke iu uruar mirëseardhje të gjithëve në ditëlindjen e Kjarës.

Besa kishte shkruar fjalët më të bukura për vajzën e saj.

“Sot 6 vite ti me dhe emrin Nene, pikerisht ne ditelindjen time erdhe ti Kjara ime dhurata me e bukur qe kam mar ndonjeher, dasht' Zoti e festojm gjithmone se bashku.. urime ditelindja dhe dita e pare e shkolles te uroj shume suksese ne rrugen e diturise ♥”, ishte ky urimi që kishte bërë Besa. 

Bukuroshja Gashi, kishte marrë urime të shumta për vajzën nga fansat e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat