Çifti më i ri në estradë, Mimoza Shkodra dhe Seldi Qaliu duket se lidhjen e kanë marrë goxha seriozisht.
Të pandashëm nga njëri-tjetri dyshja kanë vulosur përmes postimeve të fundit në rrjete sociale se janë bashkë.
Seldi dhe Mimoza, ndarazi, kanë postuar fotografi nga i njejti vend duke dëshmuar se romanca e tyre po vazhdon pa asnjë problem.
Ndryshe nga hera e parë kur Mimoza kishte shkuar në Shqipëri tek Seldi për pushime në Ksamil, kësaj rradhe këngëtari ka marrë rrugë drejt Zvicrës për të qenë pranë të dashurës.