E dashura publikon lidhjen me deputetin nga Kosova, ndërsa ai është i martuar!

Mediale Vip

E dashura publikon lidhjen me deputetin nga Kosova, ndërsa ai është i martuar!

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 17:11
Angelina Shala

Përveç politikës, deputetet nga Kosova po dalin të jenë mjaft aktiv dhe të përfolur edhe për jetën e tyre private.

Kështu deputeti i Nismës, Haxhi Shala është duke i mbajtur dy lidhje dashurie në distancë, ai deri sa në Kosovë ka familjën e tij, në Gjermani ka edhe të dashuren.

E dashura e tij ka bërë publike lidhjen me deputetin duke publikuar vazhdimisht foto me të në rrjetet sociale.

E kontaktuar nga Magazina, e dashura e deputetit Angelina Shala, e cila me profesion është këngëtare dhe jeton në Gjermani, ka pranuar se është në lidhje me deputetin Haxhi Shala.

Ndërsa bashkëshortja e tij në Kosovë me të cilin deputeti është i martuar dhe ka dy djem, vazhdon të përkrah bashkëshortin e saj përmes rrjeteve sociale duke publikuar aktivitetet e tij.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat