ZHURMA VMA 13 vjen më 2 Tetor në Prishtinë

Mediale Vip

ZHURMA VMA 13 vjen më 2 Tetor në Prishtinë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 22:06
ZHURMA VMA 13

Do të jetë e hëna e parë e muajit tetor nata ku do të mbledhë artistët më të mirë të vitit dhe shumë personazhë të show-bizit dhe jo vetëm. Sepse kjo natë e kokretisht më 2 Tetor vjen edicioni i 13-të i spektaklit më të madh që mbahet në Kosovë, Zhurma Video Music Awards.

Stafi me në krye themeluesin e këtij eventi ZICO ka kohë që kanë nisur përgatitjet, e që këtë vit ky event do të mbahet në Sheshin 21 në Prishtinë duke nisur më kalimin e personazhëve VIP në intervistat e mikpritjet në hyrje nga gazetari i njohur Maksim Gjokaj-Maksi e deri te bomba show-girl që i është besuar këtë vit moderimi, Big Mama.

E sa e sa supriza të tjera do të ketë ky event që ka nisur që tani të ngjallë kureshtje por duhet të presim deri në mbrëmjen e 2 Tetorit, ndërsa pas disa ditëve pritet të dalin edhe nominimet e të gjitha kategorive për këngëtarët që punuan më shumë këtë vit.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat