Nuk do ta besoni cili është mbiemri i vërtetë i Rihanna-s!

Mediale Vip

Nuk do ta besoni cili është mbiemri i vërtetë i Rihanna-s!

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 21:21
Rihanna

‘Bad gal Riri’ po lë mbrapa shumë emra të njohur në botën e muzikës, e kjo falë figurës që ka arritur të ndërtojë në sytë e publikut. Plot stil, në një hap me modën, me dhjetëra këngë e performanca hit, e karakterizuar nga energjia e moskokëçarja, Rihanna po vjedh së fundmi edhe vëmendjen e kushtuar Beyonce-s. Aktive pafund në industrinë e muzikës, Riri tashmë bën pjesë edhe në listën e biznesmeneve më të reja në botën e modës.

Nuk mund ta harrojmë lançimin e linjës së saj kozmetike së fundmi, edhe pse shumë më parë dëgjuam mbi koleksionin e veshjeve në bashkëpunim me Puma-n, të quajtur Fenty by Puma. Shumë pyetën veten se ç’kuptim kishte Fenty, e realisht e vërteta është krejt e papritur…

Ky është në fakt mbiemri zyrtar i këngëtares, emri i plotë i së cilës figuron si Robbin Rihanna Fenty. Fansat janë surprizuar pa masë nga një fakt i tillë, ndërsa interneti është pushtuar nga reagimet e tyre në formë statusesh, videosh apo memesh. E askush nuk e mendonte që Fenty, në realitet, ishte vetë…Riri!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat