Jonida Vokshi flet për operacionet plastike: Jam pro ndryshime estetike, por tek vetja…

Mediale Vip

Jonida Vokshi flet për operacionet plastike: Jam pro ndryshime estetike, por tek vetja…

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 21:31
Jonida Vokshi

Aktive në ekran dhe në skenën e teatrit, Jonida Vokshi është padyshim një nga femrat e televizionit më tërheqëse të shoubizit shqiptar. Prej kohësh ajo është në krye të emisioni ‘Thurje’, një format shumë interesant me tema të aktualitetit.

Në një intervistë për bordo.al,  moderatorja flet për raportin e saj me televizionin, bukurinë, faktin e të qenit një femër e kuruar etj. Sigurisht që në këtë vazhdë pyetjesh nuk mund të mungonte as një pyetje për operacionet plastike.

Ja si i përgjigjet ajo pyetjes së gazetares:  “Tek vetja nuk do t’i preferoja dhe deri tani nuk e kam ndjerë nevojën e ndonjë ndryshimi në pamjen time.

Por, nuk jam kundër për aq kohë sa i vihen në dispozicion të ndjerit mirë të njeriut, por gjithmonë duke qenë pro vetëm ndryshimeve estetike, e jo të ekzagjeruara dhe brenda karakterit, pa ndryshuar identitet. Për këtë të fundit jam totalisht kundër.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat