Kanye West, i shëruar dhe me disa kile më shumë

Mediale Vip

Kanye West, i shëruar dhe me disa kile më shumë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 11:34
Kanye West

Prej disa kohësh ka qënë jashtë vëmendjes së objektivit të aparatit pasi u rehabilitua që nga nëntori i vitit të kaluar për shëndeitn mendor dhe së fundmi është shfaqur mjaft në formë në Los Angeles.

Reperi 40-vjeçar duket i kënaqur dhe i shëndetshëm teksa shoqërohej nga bashkëshortja e tij Kim Kardashian, dhe fëmijët North, 4 vjeç dhe Saint, një vjeç.

Mjaft sportiv dhe me një fytyrë të qeshur, Kanye kishte veshur një t-shirt gri me emrin e vendlindjes së Kim, Calabasas. Që kur iu desh të rehabilitohej, Kanye anulloi dhe turin e tij “Life of Pablo”, dhe ka mbajtur një profil të ulët publik duke u fokusuar tek familja e tij. Madje së fundmi u raportua se ata janë në pritje të fëmijës së tretë, një vajzë nëpërmjet një nëne surrogate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat