Jennifer Lawrence nuk fsheh ndjenjat

Mediale Vip

Jennifer Lawrence nuk fsheh ndjenjat

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 21:02
Jennifer Lawrence

Aktorja Jennifer Lawrence është një person që asnjëherë nuk ka turp për të shprehur atë se çfarë ndien, transmeton KosovaPress.

Ajo këtë na e ka përkujtuar kur tregoi gishtin e saj të mesëm gjatë një sesioni Q&A në Nju Jork.

Daily Mail shkruan se aktorja 27-vjeçare ishte duke shikuar filmin Mother së bashku me dashnorin e saj  Darren Aronofsky (48), në Muzeun e Arteve Moderne.

Lawrence me këtë rast i kishte treguar audiencës një storie se si ajo kishte pësuar një lëndim në diafragmë, shkruan People.

Sipas kësaj reviste, pas kësaj  Aronofsky i kishte thënë asaj se “Është vetëm një film”.

Kjo deklaratë e tij ka shtyrë Lawrence të tregojë gishtin e saj të mesëm.

Aronofsky nuk ia ka parë për të madhe Lawrence për këtë gjest dhe ka nisur të qeshë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat