Rita Ora publikon fotografi nga ‘seksi’ që pati për ditëlindje

Mediale Vip

Rita Ora publikon fotografi nga ‘seksi’ që pati për ditëlindje

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 08:59
Rita Ora

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, u bë pjesë e portaleve dhe lajmeve rozë në Shqipëri e Kosovë vetëm pak ditë më parë pasi postoi një fotografi nga krevati, ku fansat reaguan se Rita kishte postuar qëllimisht një fotografi pas aktit seksual dhe kjo nuk ishte e hijshme.

Mirëpo këngëtarja ka vendosur të provokojë sërish duke postuar një fotografi nga krevati ne Snapchat, ku shfaqet e mbuluar me peshqir dhe disa ushqime rreth e rrotull. “Seksi i ditëlindjes” – ka shkruar ajo përbri fotos. Kujtojmë se Rita Ora festoi ditëlindjen vetëm dy ditë më parë në Dubai.

Image

Mbetet vetëm për tu pritur reagimi i ndjekësve të saj, sidomos atyre shqiptarë, të cilët patën një reagim më të fortë në foton më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat