Kendall Jenner zbulon 10 gjërat pa të cilat nuk jeton dot!

Mediale Vip

Kendall Jenner zbulon 10 gjërat pa të cilat nuk jeton dot!

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 09:58
Kendall Jenner

Ajo është një ndër modelet më në zë të momentit, e bashkë me motrat Hadid formojnë një treshe të artë ikonike në botën e modelingut. E famshme fillimisht nga klani Kardashian, Kendall Jenner është ndoshta e vetmja nga kjo familje që në fakt, gëzon një profesion (deri diku) real.

Që në hapat e para, imazhi i Kendall u bë mbizotëruesi në kopertinën e Vogue apo kryefjala në artikujt e modës së Harper’s Bazaar.

Gjithmonë në qendër të vëmendjes, intervistat me Jenner janë të panumërta, e interesi për të zbuluar më shumë rreth figurës së saj është gjithnjë e më në rritje. Këtë herë, supermodelja ka zbulur dhjetë gjërat pa të cilat nuk jeton dot, e lista e mëposhtme do t’ju surprizojë jo pak!

Destinacioni i ëndrrave
“Shkova në Greqi së bashku me familjen…dhe kishte diçka rreth ajrit, atmosferës, ngrohtësisë që e bënin vendin shumë të veçantë!”

Çanta “Cross-body Carryall”
“Për përditshmërinë, preferoj një çantë të vogël dhe lehtësisht të mbajtshme, rripin e së cilës mund ta kaloj përmes trupit.”
Modeli i saj i preferuar është Chanel Cross-body dhe kushton $3100.

Produkti “Bronzed Goddess”
“Nga të gjitha produktet e kozmetikës që disponoj në çantë, nuk heq dorë kurrë nga Estée Lauder Bronzer.”
Estée Lauder Bronze Goddess Powder Bronzer, $39.

Veshja jashtë punës
“Veshja tipike kur nuk jam në orar pune është kombinimi i xhinseve me një bluzë sportive përsipër. Nuk jetoj dot pa xhinset. Sido që të jenë: të shkurtra deri tek të pasmet apo të çara tek gjunjët, xhinset nuk i ndaj kurrë!”

Produktet e detit
“Kam restorantin e preferuar në New York, menuja e së cilit është e pasur me produkte deti. Nuk ka si ato.”

Format femërore
“La Perla është ajo që di si t’i japë pamjes një prekje feminine, pa vënë në diskutim komfortin. Dhe, femrat nuk duan asgjë përpos kësaj!”

Këngëtari i preferuar
“Në këtë periudhë, jam shumë e apasionuar pas Homeshake. E dëgjoj çdo ditë.”

Fitnesi i preferuar
“Për aq kohë sa bëj fitnes, të preferuar kam ‘hot yoga’.”

Libri që i ngroh shpirtin
“Libri im i preferuar është ‘No One Belongs Here More Than You’ nga Miranda July.”

Valixhja së cilës nuk i ndahet
“Valixhja Tumi është lehtësisht e përdorshme dhe e durueshme. Kur udhëton kaq shumë sa unë, duhet të jesh e qetë e të sigurohesh që çdo gjë që ke marr me vete është e sigurt dhe nuk do të pësojë asnjë dëmtim.”
Valixhe Tumi, $655.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat